Transmetuar më 23-01-2022, 23:10

Temperatura të ulëta deri në -16 gradë kanë përfshirë vendin tonë këtë javë duke shkaktuar probleme edhe me qarkullimin rrugor.

Përveç kësaj një problem tjetër për shoferët është akulli që krijohet në xhamin e përparmë të makinës, që mund të bëhet shkak për aksident.

Për pastrimin e tij duhet të përdorni solucione specifike që pastron akullin nga  sipërfaqet e xhamit sepse janë më efektive dhe nuk dëmtojnë xhamin, ose mund të përdorni një pastruese të përshtatshme.

Nuk duhet të përdoret asnjëherë ujë i vluar dhe uthull për pastrimin e xhamit me akul prandaj duhet t’i shmangni në mënyrë kategorike.

Një tjetër metodë shpjegon meteorologu Ken Weathers. Sipas tij duhet të përzieni 2/3 pjesë të alkoolit dhe 1/3 e ujit në një shishe dhe më pas të spërkatni xhamin. Akulli do të zhduket menjëherë.