Transmetuar më 23-01-2022, 22:01

Ana Lleshi çshtë një personazh i formatit të dashurisë “Përputhen”.

Ana spikati si një vajzë pa komplekse. Fillimisht ajo nisi disa takime romantike me Fatjon Kuqarin, por historia e tyre pësoi krisje për shkak të përplasjev që kishin.

Më pas, një foto e publikuar ku Ana shihej e shtrirë në shtrat me Arjon Lulin, një tjetër konkurrent, bëri që të përjashtohej nga emisioni e ta ndërpriste aty rrugëtimin e saj. Mirëpo, ende pa e gjetur dashurinë e jetës, siç ajo dëshiron, Ana është rikthyer sërish në emision, kësaj here me qëllimin për të gjetur burrë e bërë fëmijë. Kësaj thirrje, Bruno, një nga konkurrentët, iu përgjigj pa hezitim.

“Mua nuk më tremb. Është e gatshme për të krijuar një familje, është shumë bukur. Edhe unë dua të kem një familje”, tha Bruno.

Aldisi po ashtu shpreh i gatshëm, duke theksuar se do të dilte një bebe me sy të bukur. Për të gjithë ata që i kanë harruar bëmat e saj të para dy viteve në “Për’puthem” po ua rikujtojmë. Ana Lleshi është 27- vjeçarja më e komentuar e fundit të vitit 2020, në programin e njohjeve “Përputhen”. Ajo ka lindur në Sarandë dhe jeton në Tiranë.