Transmetuar më 23-01-2022, 21:31

Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë të ditur se, sektori i vizave do të jetë i mbyllur ditën e hënë.

Sipas njoftimit të ambasadës, në 24 janar nuk do të merren aplikime për vizë dhe nuk do të ketë shërbim telefonik.

Ambasada gjermane në Tiranë shton më tej në njoftimin e saj se të gjithë aplikuesit për vizë do të njoftohen nga vetë zyra e ambasadës sapo të jepen takime të reja.

"Sektori i vizave qëndron i mbyllur të hënën më 24.01.22. Nuk do të merren aplikime për vizë dhe nuk do të ketë shërbim telefonik. Lutemi në mirëkuptimin Tuaj. Të gjithë aplikuesit do të njoftohen nga ana jonë sapo të jepen takime të reja", thuhet në njoftim.

Nuk dihet ende nëse kjo lidhet me motin e keq dhe me temperaturat e ulëta që kanë përshkruar vendin.