Transmetuar më 23-01-2022, 19:53

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, këto ditë të ftohta dimri po i kalon jashtë trojeve shqiptare.

Shkurta, e cila numëron më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram, ndodhet me pushime në ishujt Maldive.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, kanë zgjedhur që një pjesë të dimrit të kalojnë nën temperatura të larta e vend ekzotik.

Teksa poston pafund në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar disa fotografi e video me të cilat ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes.

Në një të fundit ku shfaqet me një set të verdhë, 35-vjeçarja ka vënë në fokus të pasmet teksa ecën drejt detit.

“Ishalla nuk e sheh mami. Mami po e pe fajin e ka Ermali që xhiroj”, ka thënë ajo.

Rezarta dhe Ermali duhet theksuar që vitin e kaluar i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë.

Nga lidhja e tyre e gjatë kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Hera.