Transmetuar më 23-01-2022, 19:18

Balerini shqiptar, Ilir Shaqiri së bashku me moderatoren kosovare, Egzona Rafuna dhe me balerinin, Dritan Brama kanë bërë përgatitjet për provën javore.

Gjatë kërcimit në oborr, Ilirit në një moment i ka rrëshqitur këmba dhe u rrëzua nga shkallët, teksa menjëherë e ndihmuan Egzona dhe Tani, por që nuk kishte diçka serioze

Ai u ngrit menjëherë në këmbë, dhe vijoi koreografinë e tij.

Kujtojmë që Iliri është njëri ndër banorët më të komentuar në rrjete sociale pas debateve të shpeshta me aktorin, Donald Veshaj dhe me banorët e tjerë.