Transmetuar më 23-01-2022, 14:19

Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur pak më parë në rrugën nacionale Patras – Athinë në Greqi.

Konkretisht, pak pas tuneleve, sipas informacioneve që citon noa.al, një makinë e drejtuar nga një vajzë është përplasur me një mjet tjetër.

Vajza ka ndjerë përplasjen e mjetit të saj me tjetrin dhe pasi kanë ndaluar, ka dalë jashtë për të kuptuar se çfarë ndodhi.

Dëshmitarët thanë se 22-vjeçarja ka zbritur nga automjeti i saj për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe është tërhequr zvarrë nga një kamion i madh, duke shkaktuar vdekjen tragjike.

Policia tha se S.T., emigrante shqiptare 22 vjeçe, humbi jetën në këtë aksident të dyfishtë. /noa.al