Transmetuar më 23-01-2022, 14:06

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Angli.

Një makinë ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në mes të autostradës.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka mundur të dalë nga mjeti pa plagë të rënda, ndërsa pasagjerja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, citon www.thesun.co.uk.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Po hetohet për rrethanat e aksidentit.