Transmetuar më 23-01-2022, 13:54

Gjuha turke do të jetë lëndë me zgjedhje të lirë.

Duket se gjithçka po ndodh pas vizitës së Erdogan në vendin tonë.

Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin prinderit e nxënësve te klasave te 6 deri ne klasën e 9 në lidhje me vendosjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje.

Në një e-mail të drejtorisë Rajonale Arsimore Tirane citohet se kërkohet informacion te plotë nga shkollat për numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar gjuhen turke si gjuhe e huaj, pjesë e kurrikules me zgjedhje pasi nxënësit të aprovohen në secilën klasë referuar planit kombëtar të arsimit 9 vjeçar për nxënësit e klasave te 6 deri tek klasat e 9.

Mësueset kujdestare kanë dërguar tek prindërit javën që kaloi mesazhe ku kërkohet të mblidhen të dhënat mbi preferencat për gjuhën turke Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar ne datën 2 mars 2021 marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke. Referuar marrëveshjes,

Në nenin 3. pika 2, theksohet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë e kulturën brenda sistemit të tyre arsimor.