Transmetuar më 23-01-2022, 08:28

Greqia shkundet sërish nga një tërmet pak pas mesnate.

Lëkundjet janë regjistruar në Kretë. Amplituda ishte 4.7 ballë shkalla Rihter.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, lëkundjet janë regjistruar në zonën detare në jug të ishullit në prefekturën e Lassithit të Kretës.

Nga të dhënat e para nuk rezulton se ka pasur dëme në njerëz apo materiale, por lëkundjet e forta kanë alarmuar banorët e ishullit, duke bërë që të braktisin shtëpitë e tyre.