Transmetuar më 23-01-2022, 00:01

Dy konkurentët e Për’puthen, Bledi dhe Mikela, patën disa takime romantike e u duk se gjërat mes tyre po kalonin në një fazë tjetër.

Por, zgjedhja e rradhës e Mikelës  ishte Bruno, e kjo bëri që Bledi të zhgënjehej dhe të niste një debat i fortë i cili ,sipas disa pamjeve të patransmetuara më parë, kishte agravuar. Në këto pamje shihej se Bledi ishte mjaft i nxehur dhe godiste karrigen ku ishte ulur Mikela.

Kjo ka bërë që Mikela ta quajë jo burrë, ndërsa vajzat dhe djemtë e kanë mbajtur.

Megjithatë, gjatë përballjes me Mikelën, ai tregoi se ishte në gjende të keqe psikologjike, pasi mamaja e tij ishte në operacion për jetë a vdekje.

Teksa rrëfente momentin e vështirë e gjithë studioja u përlot, madje edhe vetë moderatorja Bora Zemani.

Në fund, Mikela i ka kërkuar falje dhe gjithë konflikti u mbyll me një përqafim mes të dyve.

Pjesë nga biseda

Bledi: Ti s’ke ngel njeri pa i gjuajt me shuplakë.

Mikela: Pse duhet të më ktheheshe me dhunë.

Bledi: Ku ke qenë ti që të më pyesësh si je?

Mikela: Ke qenë me vajza të tjera.

Bledi: Unë e kam pas mamin në operacion në gjendje kritike për jetën.

Mikela: Më vjen shumë keq.

Bledi: Unë gjithë atë të keqe jam munduar ta mbaj. Ka qenë momenti i fundit që e kam parë dhe nuk e di a do ta shikoja më. Nuk kam dashur ta prek këtë pjesë. Nuk e kam përmendur se s’dua të shfaqem keq para njerëzve. Mami ka pas tumor në mitër, gjithçka është në rregull dhe jam më qetë tani që morëm rezultatet.

Mikela: A mund ta harrojmë këtë pjese?

Bledi: Unë të kam parë si njeri që fal dashuri.