Transmetuar më 22-01-2022, 20:59

Një aksident është regjistruar orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Elbasan-Papërr.

Një mjet tip veturë, është përplasur me një maune e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur, shoferit dhe pasagjerit që ndodheshin brenda veturës.

Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet proceduriale.

po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.