Transmetuar më 22-01-2022, 19:26

Njëri nga shqiptarët u plagos në bark dhe tjetri në gjoks. Kështu bëjnë me dije mediat greke nga përleshja me armë që ndodhi në një furrë buke në Voula të Athinës.

Skena ishte e tillë: Përpara furrës së bukës fillimisht ndaloi një makinë me targa bullgare dhe më pas erdhi një tjetër ku zbritën katër persona, që ishin shqiptarë.

Një nga personat që ishte brenda dyqanit qëlloi me karrige njërin prej katër shqiptarëve që zbritën nga makina. Sherri agravoi duke përfunduar te të shtënat me armë zjarri.

Dy shqiptarë dhe një irakian mbetën të plagosur nga kjo përleshje. Ata janë transportuar në spital.

Punonjësit e dyqanit të frikësuar u fshehën në bodrum nga frika e të shtënave me armë zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe emrat e shqiptarëve të plagosur.