Transmetuar më 22-01-2022, 17:58

Pistoletë çakmak drejt Gjermanisë.

Një shtetas egjiptian është arrestuar me pistoletë me çakmak ndërsa një shtetas sudanez me një shumë të konsiderueshme eurosh në aeroportin e Rinasit.

Shtetasi nga Sudani, por me leje qëndrimi në Shqipëri, u ndalua në Rinas, ndërsa vinte nga Dubai.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë në bagazhin e tij u gjetën 62 mijë euro të padeklaruara në doganë.

Ndërkohë një shtetas egjiptian me vendim dëbimi nga Shqipëria për kalim të paligjshëm të kufirit u ndalua pasi gjatë kontrollit të bagazhit iu gjet një pistoletë çakmak.

Pistoleta ishte futur në një këllëf të zi. Shtetasi egjiptian do të udhëtonte drejt Gjermanisë dhe mbajta e këtij sendi mund të rrezikonte sigurinë e avionit. Ai është intervistuar edhe nga agjentet e antiterrorit për qëllimin e mbajtjes se pistoletës çakmak.