Transmetuar më 22-01-2022, 16:32

Ndoshta edhe keni dëgjuar. Por gjithsesi mbetet një rast tepër i rrallë. Mjekët në Kosovë nuk u besuan syve kur gjetën dy organe, një femëror dhe një mashkullor te një 67 vjeçar. Mjekët që operuan hernmien e babait të tre fëmijëve u befasuan kur zbuluan se fryrja nga e cila ankohej ai në të vërtetë përmbante një organ gjenital mashkullor dhe organ gjenital femëror.

Për këtë rast ka raportuar edhe “Daily Mail”.

Sipas kësaj media, 67-vjeçari kërkoi trajtim në një spital në Kosovë për ënjte në ije, nga e cila ankohej prej 10 vitesh. Pas kontrollit nga kirurgët, ata zbuluan se i moshuari kishte mitër, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren. Ai po ashtu kishte edhe testikuj të brendshëm.

Tek ai mjekët diagnostikuan sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë. Ajo ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë organit gjenital mashkullor.

E raste si ky, sipas Daily Mail janë raportuar vetëm 200 në literaturën mjekësore.

Simptomat e gjendjes përfshijnë testikujt e pazbritur dhe herniet në ijë, por organet femërore zakonisht nuk zbulohen nëse nuk kryhet operacioni për të trajtuar masën.

Ky rast është publikuar në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.

Njerëzit me PMDS janë në rrezik më të lartë për të qenë infertilë, por mjekët vunë re se gjendja nuk ndikoi kurrë në aftësitë riprodhuese të pacientit pasi ai ka tre fëmijë.