Transmetuar më 22-01-2022, 11:12

Jeta e banorëve të 7 fshatrave është në rrezik.

Ata kalojnë çdo ditë mbi urën e fshatit Skuraj me të cilët lidhen me rrugën nacionale Burrel-Milot. Vetë ata e quajnë ‘Ura e Vdekjes’.

Era e fortë e ka dëmtuar rëndë atë, ndërsa vetë banorët kanë marrë mjete dhe janë munduar që ta restaurojnë sado pak.

Banorët thonë se i kanë vënë në dijeni autoritetet, por edhe përballë këtij rreziku të vërtetë institucionet heshtin.

Ura është ndërtuar rreth 4 vite më parë, ndërsa cilësia e dobët e punimeve e degradoi atë duke e bërë sot një rrezik për qindra banorë atje.