Transmetuar më 22-01-2022, 09:40

Siç ishte paralajmëruar, temperatura të ulta, akulli dhe ngrica do përfshijnë vendin.

Korça është një nga qytzetet më të prekura.

Sipas informacioneve të marra deri më tani, të gjitha akset nacionale janë të hapura e po ashtu të kriposura, por sërish duhet kujdes në qarkullim. Lartësia e borës varion nga 10cm deri në 40 cm, lartësia më e madhe në fshatin e Dardhës.

Në këtë fshat e po ashtu në Qafën e Qarrit duhet që mjetet të jenë të pajisura me goma dimërore. Temperaturat mëngjesin e sotëm arritën në zonat e thella deri në -18 gradë, ndërsa momentalisht nuk ka rreshje bore.

Temperaturat e ulëta pritet që të jenë prezente në vendin tonë edhe në ditët e para të javës së ardhshme, ndërkohë që autoritetet apelojnë kujdes, dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme.

Në Elbasan Temperatura nën zero në gjithë qarkun Elbasan të shoqeruarua me fenomene dëbore në lartësi e prezencë ngricash në pjesën tjetër. Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në segmentin Lunik-Klenjë të aksit rrugor Librazhd-Stërbleve këshillohet lëvizja e mjeteve me zinxhirë. Trashësia e dëborës në këtë aks ka shkuar 20cm e mjetet janë duke punuar për të mbajtur të hapur qarkullimin. Në akset e tjera nacionale ka prezence akulli në rrugë e në pikat problematike është hedhur kripë. Në furnizimin me energji elektrike ka probleme vetëm në fidrin 6 në Nj.A Lunik, bashkia Librazhd ku në vend ndodhen punonjësit e OSHE për riparimin e defektit.

Në Dibër:

Ndërprerja e reshjeve të dëborës, mbrëmjen e djeshme ka bërë që të ulen ndjeshëm temperaturat në të gjithë Dibrën. Si pasojë e ngricave vijon të jetë e bllokuar Rruga e Arbrit.

Policia ka vendosur postblloqe në Klos dhe në Bastar-Murrize dhe detyron drejtuesit e mjeteve të marrin aksin e vjetër nga Burreli, deri një një njoftim të dytë.

Aksi Peshkopi-Klos në disa segmente kalimi bëhet me zinxhirë në orët e mëngjesit për shkak të ngricave, ndërsa më tej Klos – Skuraj pa probleme.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi- Draj Reç- Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Pjesa më e madhe e fshatrave në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.

Janë prej 48 orësh pa orësh pa energji elektrike Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni, Sllovë në Dibër dhe

Në Bulqizë vijojnë të jenë pa energji prej 48 orësh Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës.