Transmetuar më 22-01-2022, 08:32

Nga sot në Kosovë hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid.

Shkak u bë rritja rekord e rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit. Nisur nga këto rrethana, Qeveria e Kosovës vendosi ashpërsimin e masave.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga sot dhe do të jenë të vlefshme deri më 4 shkurt.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, masat e reja përfshijnë kufizim të lëvizjes (prej orës 22:00 deri në orën 05:00), kufizim të orarit të punës për gastronominë (lejohet puna vetëm deri në orën 21:00), si dhe ashpërsim të rregullave për hyrje në vend.

“Vendimi për masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve” është arsyetimi i Qeverisë për këtë vendim.