Transmetuar më 21-01-2022, 22:56

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë. Sot rreth orës 22:00, ka dalë nga rruga automjeti tip "Covert" me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër.

Për pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur ndërsa që prej mbrëmjes së kaluar, vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të dëborës.

Autoritetet kanë bërë shpesh apelin që të bëhet kujdes në qarkullim, por nuk dihet nëse pakujdesia apo shpejtësia shkaktoi aksidentin tragjik.