Transmetuar më 21-01-2022, 22:29

Kristjan Kroni është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi qëlloi me armë zjarri drejt një lokali.

Lokali është në pronësi të Nikoll Dushaj, ndërsa nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.

Forcat blu bëjnë me dije se rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, është qëlluar për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.