Transmetuar më 21-01-2022, 21:55

Pëplasje mes Einxhel dhe Donaldit në spektaklin e sotëm në Big Brother.

Gjithçka ka lidhje me eleminimin e DJ Dagz para tre ditësh dhe për këtë u fajësuan Beatrix dhe Donald.

Einxhel ka mbetur e pakënaqur nga fakti se Donaldi nuk e shpëtoi në zinxhir Dagz-in, ndryshe nga sa shprehej që e donte në shtëpi.

Donaldi nga ana tjetër i thotë Einxhel se ajo ka ndryshuar 4-cipërisht dhe nuk i pëlqen fare sjellja e saj.

“Ti ke ndryshuar shumë në këtë shtëpi. Në fillim njihja një Einxhel tjetër, kurse kjo që je tani nuk po më pëlqen fare. Po më lër të flas pse po qurravitesh?,” tha Donaldi.

“Je shumë i neveritshëm,” ia ktheu Einxhel.