Transmetuar më 21-01-2022, 19:09

Një 39 vjeçar nga Shqipëria është vënë në prangat e policisë britanike pasi u kap në një fermë kanabisi në Angli. Brenda u gjetën rreth 200 bimë që do të arrinin në vlerën 48 mijë paund.

Para gjykatës, Agostin Deda tha se kërcënohet me familje nga njeriu i cili e punësoi të ruante drogën. Shqiptari kishte emigruar drejt Britanisë së Madhe ashtu si shumë të tjerë duke u fshehur në anën e pasme të një kamioni, para se të rekrutohej për të punuar si kopshtar në fermën e kanabisit në Hull të Anglisë.

“Deda është kërcënuar me familjen e tij në rast se do të largohej nga ambientet e fermës, teksa dy persona ‘të rrezikshëm’ i erdhën teksa ai ishte në gjumë”, raporton noa.al duke cituar Hulldailymail.

Kjo është dëshmia që ka dhënë vetë Deda për gjykatën angleze. Shqiptari mohoi se merrej vetë me kanabisin, por më pas pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit.

Për të hyrë me kamion në Britaninë e Madhe, Deda tha se kishte paguar vlerën 22,000 paund.