Transmetuar më 21-01-2022, 18:46

Gjendet i vdekur në banesë një burrë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çukë, Bashkia Sarandë.

Në banesën e tij është gjetur pa shenja jete J. Dh., 70 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe një grup hetimor.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.