Transmetuar më 21-01-2022, 15:27

Probleme me zemrën, Lefter Koka përfundon në spital.

Burime bëjnë me dije se Koka ka manifestuar shqetësime me zemrën ditën e djeshme e për këtë arsye i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Ende nuk bëhet e ditur diagnoza.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua pas hetimeve nga SPAK për dosjen e inceneratorëve.

Arrestimi është bërë me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar pas kërkesës nga SPAK.

Lefter Koka ka mbajtur disa detyra të rëndësisshme shtetërore, si ministër dhe deputet. Koka ka qenë pjesë e LSI, ndërsa në vitin 2021 kandidoi nën siglën e PS ku dhe u zgjodh deputetë në Durrës, por pasi mori mandatin ai vendosi që të jepte dorëheqjen.