Transmetuar më 21-01-2022, 13:09

Nusja e inxhinieres së njohur shqiptare dhe deputetes së PS-së, Luljeta Bozo, Alda Bida ka rrwfyer në emisionin "Ditë e Re" marrëdhënien e saj me vjehrrën.

Producentja thotë se në 32 vite martesë, 12 vite ka jetuar me vjehrrën dhe se në fillim  nuk e  thërriste as mami e as në emër, pasi ndihej në siklet.

Megjithatë me kalimin e kohës, Alda thotë se e thërriste vjehrrën "nëna Luli" ndërsa tashmë e thërret "mami".

Alda Bida: Në 32 vite martesë, 12 vite kam jetuar me vjehrrën. Unë kam pasur etapa, në fillim i dilja përpara se nuk i thoja dot as mami as në emër. Më vonë e thërrisja nëna Lule sepse e thërrisnin fëmijët ashtu, tani e thërras mami.

Vjehrra ime më ka dhënë mundësinë të jem vajza e shtëpisë, të njëjtën  gjë do bëj dhe unë me nusen që do vijë.