Transmetuar më 20-01-2022, 16:55

Një veprim i shëmtuartuar ka ndodhur në spitalin e Gjakovës. Gruaja ka rrahur me shuplaka bashkëshortin e saj. E gjithë skena është fotografuar nga dëshmitarë në spital

Sipas fotove duket që burri i pafuqishëm është i sëmurë dhe i shtrirë, ndërsa gruaja ushtron dhunë ndaj tij për disa minuta.

Një nga dëshmitarët shkruan në rrjet: “Kjo është Kosova jonë, lejon të bëhen këso krimesh, tmerr bre, ku janë mjekët, motrat në atë rast. O Zot deri kur kështu”.

Rasti tashmë është paraqitur në Policinë e Kosovës.