Transmetuar më 19-01-2022, 10:43

Tatuazhet janë kthyer në trendin e momentit, por një 33-vjeçar duket se e ka tepruar me mbulimin e të gjithë trupit.

Ai ka shpenzuar rreth 70.000 paund për tatuazhet, ose afro 100 mijë dollarë.

Kanadezi Remy për herë të parë bëri tatuazh në vitin 2009, kurse tani i tërë trupi i tij është i mbuluar me to.

Kuzhinieri 33-vjeçar ka treguar për Daily Star, se ai ka shpenzuar "rreth 120,000-130,000 dollarë, afërsisht 70,000-75,000 £.

"Por, duke përfshirë piercing dhe bizhuteritë, unë kam shpenzuar mbi 150,000 dollarë, rreth 87,000 £."

Ai tregoi me detaje se cilat ishin tatuazhet më të dhimbshme.

"Ndoshta pjesa e brendshme e barkut ose pjesët e brendshme të kofshëve, ato janë zona mjaft të ndjeshme."

Tatuazhet e Remy-t nuk i pëlqejnë të gjithëve, por ai nuk lejon që reagimet negative të ndikojnë te ai.

“Këto lloj gjërash i dëgjoj vetëm nga njerëzit në internet, në publik marr vetëm komente pozitive ose kurioze."

"Kur marr urrejtje në internet, unë i injoroj ato."