Transmetuar më 18-01-2022, 14:23

Caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e PD të 17 korrikut 2021.

Ajo është gjyqtarja Blerina Muça.

Seanca e parë pritet të zhvillohet më 15 shkurt.

Ndërsa për kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, e cila në dhjetor dorëzoi një kërkesë gjykatës për ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e datës 11 dhjetor, gjykata nuk ka caktuar ende asnjë datë.

Pritet qe në ditët në vijim gjykata të marrë një vendimarrje dhe të caktojë një datë për ndryshimet statusore të Komisionit të Rithemelimit.