Transmetuar më 18-01-2022, 12:00

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa prapaskena nga vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan në zyrën e tij, gjatë ditës së djeshme.

Rama i ka bërë presidentit turk një dhuratë duke i thënë se e ka krijuar me duart e tij, por nuk e ka paketuar sepse duhet mbajtur me kujdes. Ndërsa nuk munguan batutat e tij me Erdogan, i cili gjithashtu i kishte sjellë një vazo të punuar prej sarajit Jëlldëz, prodhim i Turqisë.

Rama: E kam bërë vetë me këto duar.

Erdogan: Qenka shumë e mirë.

Rama: Po jam artist serioz. Megjithatë sic thashë, në shtëpi duhet të shkojë se zonja e kupton më mirë artin tim. Këtë vetëm duhet ta mbajmë me kujdes.

Erdogan: Në shtëpi do ta vendos në vendin më të mirë.

Rama: Nuk e kemi paketuar se është e rrezikshme por ta mbajnë me kujdes.