Transmetuar më 18-01-2022, 10:12

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar mbrëmjen e djeshme përmes një postimi në rrjetet sociale, prezencën e kreut të PBDNJ-së Vangjel Duke në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit për të folur për vizitën e presidenti turk Erdogan në Shqipëri.

"Epo te ftosh ne studio vorio-grekun ekstremist Vangjelis Dules, te diskutoje per viziten e presidentit turk Erdogan ne Shqiperi, ju qofshi!!! Dhe kjo eshte bere qe paneli te jete i ballancuar.

Qirje Vangjelis ishte shume i pezmatuar dhe premtoi se do na padiste te qirje Qirjako Micotaqis, qe te na bllokojne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Sopik, Konispol dhe Tre Urat ne Çarshove te Permetit. E pastaj çojeni hashashin me mushka per ne Greqi…", shkruante gazetari në postimin e tij.

Pikërisht në këtë postim Hoxha ka marrë një koment pikant nga një qytetar.

“Enis Vasilis o Artan, ca pret? Gazetarucke”, i shkruan komentuesi.

Pas këtij komenti, e menjëhershme ishte dhe përgjigjia e Hoxhës, i cili tregoi edhe konfliktin e interesit që ka me gazetaren.

“Kam cfare te them, kam konflikt interesi, se une jam me mbiemer Hoxha”, i përgjigjet gazetari duke e lidhur mbiemrin e  tij me atë të diktatorit Enver Hoxha.