Transmetuar më 17-01-2022, 21:04

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk ishte sot prezent gjatë fjalës që mbajti Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Mungesa ngjalli habi pasi ai kishte deklaruar se do të ishte prezent në seancë.

Burime bëjnë me dije se shkak ishte ekzakt Presidenti turk. Rebelimi i heshtur i ish-kryeministrit ndaj presidentit turk lidhet me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Turqi në 6 janar 2021, presidenti Rexhep Taip Erdogan vuri bast se Spitali i Fierit do të përfundojë përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Ky veprim i tij nuk është mirëpritur nga Berisha. Gjithashtu, Erdogan rezervoi një pritje madhështore për Ramën në Pallatin Presidencial të Turqisë vitin e kaluar duke lejuar Ramën të deklarohet si negociator i konfliktit diplomatik Turqi-Greqi.