Transmetuar më 17-01-2022, 19:29

Pjesë e axhendës së Presidentit turk ishte edhe xhamia e restaurar të Et’hem Beut. Bashkë me Kryeministrin Rama ata anë prerë shiritin për hapjen e xhamisë.

“Me këtë rast i lutem Allahut që pasi të hapet xhamia, lutjet dhe adhurimet që do të bëhen në xhami të pranohen te i madhi Zot. E lus Zotin, mos na lërë pa fe, pa atdhe, pa minare, pa dashuri, pa ujë dhe pa ajër. Me respekt dhe me dashuri për të gjithë ju që na dëgjuat deri më të tani”, tha presidenti Erdogan në fjalën e tij.

Një episod i kapur në kamera ishte teksa një vajzë u përlot gjatë fjalimit të Presidentit turk.

Menjëherë pas cereminisë në xhaminë e Et’hem Beut presidenti turk pritet t’i drejtohet Aeroportit Nënë Tereza për t’u larguar drejt Turqisë.