Transmetuar më 17-01-2022, 19:25

Janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1017 qytetarë, në këto bashki:

618 në Tiranë, 41 në Lushnje, 33 Durrës, 30 në Berat, 29 në Fier, 25 në Vlorë, 22 në Gjirokastër, 16 në Sarandë, 15 Mallakastër, 12 në Kurbin, Krujë, Dibër, Devoll, 11 në Peqin, 10 në Kukës, Lezhë, Gramsh, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Delvinë, Korçë, 6 në Shijak, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 5 në Vorë, Pogradec, Kuçovë, 4 Divjakë, Skrapar, 3 në Shkodër, Has, Rrogozhinë, 2 në Pukë, Tropojë, Mat, Memaliaj, 1 në Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Librazhd. Janë 20,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç.

Janë shëruar 1,254 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 209,455 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1,017 Të shëruar në 24 orë 1,254 Të shtruar në spitale 136

Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 4,024

Testime totale 1,580,889 Raste pozitive 233,654 Raste të shëruara 209,455 Raste Aktive 20,928 Humbje jete 3,271

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10,161 Durrës 1,601 Fier 1,589 Elbasan 1,475 Shkodër 1,291 Vlorë 1,224 Gjirokastër 950 Berat 794 Lezhë 706 Korçë 699 Dibër 236 Kukës 202