Transmetuar më 17-01-2022, 17:23

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka lexuar sot ndryshimet e propozuara nga PD (e Bashës).

Kanë reaguar menjëherë të larguarit duke e cilësuar si të paligjshëm përjashtimin.

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka mbështetur zj. Nikolla. Kjo ka shkaktuar reagimin e Flamur Nokës.

Ja debati mes tyre:

Taulant Balla: Unë mbështes qëndrimin tuaj zonja kryetare e Kuvendit. Nikolla bëri atë që ka ndodhur historikisht në shumë legjislatura. Këtu janë njoftuar vendime për përjashtime gjithmonë, ashtu sic është bërë më parë me Spartak Ngjelën dhe të tjerët. Në këtë aspekt e drejta e Grupit parlamentar të PD-së është e drejtë ekskluzive në rregulloren e Grupit Parlamentar. Nuk flas si deputet i shumicës por si një deputet me shumë legjislatura këtu dhe më një ekperiencë të madhe. Grupi parlamentar duhet ta saktësojë sepse nuk ka deputet të pezulluar. Seanca duhet të vijojë normalisht.

Flamur Noka: Balla ka dashuri të madhe për të kontrolluar pengun, këtë e kupton cdo demokrat në këtë cep. Ju nuk mund ta pranoni që Balla të flasë në emër të PD , kjo është një fyerje shumë e madhe për PD, në rast se pengu nuk flet. Taulant Balla të vazhdojë në grupin e tij por mos bëjë zëdhënësve të bravave, kjo është e turpshme dhe e neveritshme. Ju jeni për të administruar aty seancat, komisioni i rithemelimit ku ka sjellë shkresën dhe nuk ju referoheni shkresës sonë por të shoqatës së bravavre, ju urdhëron pengu i regjimit. Në emër të PD flasim vetëm ne që jemi mandatar nga demorkatët. Nuk na caktoni ju kush është apo jo demorkatë. Nuk mund ta fusni në thes as ju as Edi Rama. Pengun e mbani aty sepse e doni shumë.

Nikolla: Neni 16 i rregullores përcakton ndryshimet për grupin e parlamentit, nuk merr kryetarja e kuvendit, unë skam punë me vendimmarrje politike.