Transmetuar më 17-01-2022, 15:30

Një shesh me emrin e Erdoganit në Shqipëri.

Qyteti i Laçit tashmë ka një shesh që mban emrin e Tij.

Sheshi është inaguruar nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk, pas ceremonisë së shpërndarjes së çelsave për banesat e reja te familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sheshi ndodhet mes pallateve të reja të ndërtuara me financimin e qeverisë turke.

Ky është nder që i bëhet presidentit turk në kuadër të ndihmës që dha Turqia për të dëmtuarit e tërmetit.