Transmetuar më 17-01-2022, 13:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ëhstë përgjigjur me një letër presidentit Meta, ku i ka dhënë informacion në lidhje me bashkitë që nuk kanë një kryetar të zgjedhur.

Në shkresën e KQZ thuhet se pa kryetarë janë tre bashki: Shkodra, Vora dhe Dibra.

KQZ thotë se nuk ka dijeni në lidhje me bashkitë Lushnje, Durrës dhe Rrogozhinë, për të cilat thotë se pret një përgjigje nga Këshilli i Ministrave.

Disa ditë më parë presidenti Meta, në një konferencë për mediat tha se menjëherë pasi KQZ të jepte informacionin për bashkitë pa kryetar, do të shqyrtonte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Sipas presidentit, sa kohë që ato janë të pjesshme, presidentit nuk i lind detyrimi që të arrijë dakordësi për datën me të gjithe aktorët politikë në vendin tonë.

Kujtojmë se në Shkodër ishte Valdrin Pjetri që nuk e mori mandatin e deputetit, ndërkohë që në Vorë Agim Ismaili nisi një betejë ligjore, ndërsa në Lushnje u arrestua Fatos Tushe.