Transmetuar më 17-01-2022, 12:56

Infektimi i relatorit të çëstjes, Përparim Kalo, me Covid 19, ka bërë që Gjykata Kushtetuese të shtyjë seancën ku do të shprehej për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Tashmë seanca ku do të vendoset për fatin e presidentit Meta do të mbahet në datën 1 Shkurt.

Shkarkimi i tij u bë me kërkesë të PS-së, dhe me shumicën e votave në Kuvend, korrikun e kaluar.

Vetë Meta i pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë vendim, u shpreh pak ditë më parë "zero çështje për presidentin në Gjykatën Kushtetuese".

"Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19", njofton Gjykata Kushtetuese./noa.al