Transmetuar më 17-01-2022, 11:50

Presidenti Turk Recep Tayip Erdogan mbërriti ditën e sotme në Shqipëri.

Avioni i presidentit turk ka zbritur në tokën shqiptare një orë me vonesë.

Arsyeja e vonesës së presidentit nuk është bërë e ditur. Më pas është zhvilluar ceremonia zyrtare.

Ndërkohë vizita e Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan në Shqipëri ka marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja.

Mediat turke shkruajnë se ajo që bie në sy është prania e flamujve të shumtë turq në Tiranë, por edhe në Laç, dy qytetet ku Erdogan do të shkojë, ndërsa nuk mungojnë as qyetetarët e shumtë që kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për ta përshëndetur Erdoganin. Mediat turke shkruajnë po ashtu se përpara vizitës, Edi Rama ka folur për Financial Times, duke nënvizuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, portali ‘Foreign Brief’ shkruan se kjo vizitë do shërbejë që Rama, nëpërmjet Turqisë, t’i bëjë presion Bashkimit Europian që të bëjë hapa për integrimin.