Transmetuar më 17-01-2022, 08:45

9 vjeç, por talent në matematikë. Bëhet fjalë për djaloshin e quatjur Leonardo, një 9-vjeçar nga Mostyn, Flintshire, i cili mori notën C në Matematikë të Mesme, lëndë që studiohet zakonisht nga nxënës 6-7 vite më të mëdhenj.

Ai iu nënshtrua provimit në nëntor të vitit të kaluar, ku edhe doli fitues, duke marrë certifikatën përkatëse, ndërkohë që prindërit e tij, Emma dhe Michael thanë se ndihen tepër krenarë dhe të gëzuar për të birin. Ata thanë se pas marrjes së këtij provimi, po shikojnë mundësinë që në verën e këtij viti ai ti nënshtrohet një tjetër testimi, këtë herë në më të avancuarin e Matematikës.

Dashuria e parë e Leonardos është shkenca, por, pasi ai nuk ishte në gjendje të studionte elementet praktike të kursit, ai vendosi të merrte GCSE-në e Matematikës pas shkollimit në shtëpi gjatë verës.

Rhian Roberts, mësuesi i tij në Ysgol y Llan në Whitford, afër Holywell, tha se Leonardo i kishte “habitur” të gjithë në shkollën e tij fillore me aftësinë e tij, citon BBC.

Prindërit e tij gjetën një mësues personal për t’i ndihmuar një herë në javë. Atij iu desh të ulej në një dhomë të veçantë për nxënësit 15 dhe 16-vjeçarë që po jepnin provimin në shkollën e mesme Hawarden aty pranë. Por puna e palodhur dha rezultat, me një notë pak më të ulët se nota maksimale B e disponueshme për nivelin e mesëm.