Transmetuar më 16-01-2022, 19:00

Një koincidencë e rrallë ka ndodhur në Virxhinia, SHBA.

Dy motra binjake martohen në të njëjtën ditë me vëllezërit binjakë dhe lindin foshnjat njëkohësisht. Ata banojnë në të njëjtën shtëpi.

Brittany dhe Briana Deane, 33 vjeç, mbetën shtatzënë në të njëjtën kohë me partnerët e tyre Josh dhe Jeremy Salyers, 35 vjeç.

Katërshja u takuan në një festival për binjakë në vitin 2017 dhe të rinjtë Salyers i propozuan martesë gjashtë muaj më vonë, pas një romance mes tyre.

Ata bënë një martesë të përbashkët më 5 gusht 2018, jetojnë në të njëjtën shtëpi në Virxhinia, SHBA dhe tani po zgjerojnë familjet e tyre së bashku.

Tani Briana dhe Jeremy kanë një djalë të quajtur Jax, dhe Brittany dhe Josh kanë një djalë të quajtur Jett.

Jeremy tregoi foton e parë të Jax-it këtë javë në Instagram dhe shkroi: “Jam shumë krenar për gruan time të bukur, Briana.