Transmetuar më 16-01-2022, 18:27

Serbia zhvilloi sot referendumin për ndryshimet kushtetuese në gjyqësor.

nuk kanë munguar edhe episodet lidhur me procesin e votimit.

Një incident aspak i zakonshëm ka ndodhur në qendrën e votimit në komunën Savski Venac në Beograd.

Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si një qytetar, pasi ka votuar, e ka thyer kutinë e votimit. Ngjarja ka ndodhur krejt papritur dhe ka shkaktuar panik tek komisionerët e pranishëm.

Pas incidentit të shkaktuar Srdjan Nogo, ish-funksionar i lëvizjes Dveri është arrestuar.

Mësohet se pas ndalimit nga policia Nogo brenda 48 orëve do të merret në pyetje në Prokurori. Ende nuk dihet s eçfarë e shtyu atë të bëjë copë-copë kutinë e votimit duke e përplasur në tokë. Ja video: