Transmetuar më 16-01-2022, 14:00

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan do të vijë ditën e nesërme në Shqipëri për vizitë zyrtare. Erdogan do të pritet në mëngjes në aeroportin ‘Nënë Tereza’ për tu nisur drejt shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Pas kësaj, presidenti turk do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të firmosë marrëveshje dhe do të mbajë konferencën për shtyp. Më pas do të jetë i pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë për seancën e parë plenare të këtij viti. Në parlament do të qëndrojë rreth një orë dhe më pas do të niset drejt aeroportit të Rinasit.

Agjenda e vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdogan

09.25–Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05– Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç

10.20– Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

Gjuha: Shqip, përkthim simultan shqip-turqisht

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hemBeut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit