Transmetuar më 16-01-2022, 13:06

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ndodhet në qytetin e Shkodrës me mbështetës të tij demokratë, ku ka thënë se revolucioni nuk do ndalet.

Në fjalën e tij, Berisha tha se Bashën e pret vrima e miut nga revolucioni që kanë nisur dhe se kushdo që e do për kryetar opozite, nuk do lirinë.

"Hiqni dorë prej Lulzim bravën, është turpi i dheut dhe turpi i historisë. Ndahuni nga Lulzim Basha sepse atë e pret vrima e miut nga ky revolucion.

Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik, ata që mbështesin Bashën për kryetar opozitë ata tallen! Shqiptarët që mbështesin Bashën tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit.", ka thënë Berisha.

Ndër të tjera bëri thirrje për protesta. “Sot më shumë se kurrë duhet protesta juaj, mbështetja juaj. Duhet të jeni promotorë të lëvizjes së pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.