Transmetuar më 16-01-2022, 10:58

Disa demokratë po mblidhen përpara ambienteve të teatrit “Bylis” në Fier ditën e sotme. Pas pak pritet të mbahet takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me mbështetësit e tij që do të nisë në orën 11:00.

Pak nga pak vihet re ndarja e mbështetësve pasi nga ana e prefekturës janë mbështetësit e Luan Baçit ndërsa tek hyrja e Teatrit Bylis janë në pritje te Bashës.

Ata mbajnë në duar banderola dhe thërrasin “Basha ik”, “Basha na ka prerë në besë”, “Demokratët të bashkohen”, “Këtë që na ka bërë Basha nuk na e ka bërë as Enveri”.

Mbetet për tu parë nëse thirrjet e tyre do të përfundojnë me pankarta apo do të afrohen në ambientin ku do të zhvillojë takimin Basha.