Transmetuar më 16-01-2022, 09:38

Në Serbi ka nisur sot votimi për referendumin e ndryshimeve kushtetuese në gjyqësor.

Votimi ka nisur në orën 7:00 dhe do të vijojë deri në orën 20:00 të mbrëmjes për të gjithë qytetarët serbë, jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë, të cilët do të votojnë sot për këto ndryshime.

Qytetarët serbë në Kosovë do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në referendumin e thirrur nga Serbia në rreth 8 mijë qendra votimi. Autoritetet thanë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Pyetja e referendumit thotë: “A jeni për konfirmimin e Ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”, kurse qytetarët deklarohen duke rrethuar përgjigjen “po” apo “jo”. KQZ konstatoi se në Serbi janë 6.510.323 votues, për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe në të gjitha vendet.