Transmetuar më 16-01-2022, 09:17

Nga selia në terren. Beteja mes dy lidervë demokratë ka zbritur në terren për të gjetur mbështetjen e anëtarësisë.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Prokuroria, Berisha ka njoftuar demokratët e Shkodrës që të dielën në orën 11.00 të ishin të pranishëm në Pallatin e Sportit të këtij qyteti. për të përkujtuar 31 vjetorin e krijimit të PD në këtë qark por edhe për të nisur turin e takimeve nëpër rrethe të ndryshme ku do të kërkojë mbështetjen e plotë të anëtarësisë.

Nga ana tjetër edhe kreu i PD, Lulzim Basha ka njoftuar organizimin e një takim ditën e sotme në orën 11 me demokratët e qytetit të Fierit, me qëllim që të fillojë edhe ai turin e takimeve për të qenë më pranë bazës dhe anëtarësisë së PD me qëllim që të fitojë mbështetjen e tyre.

Tashmë të dyja palët kanë nisur aksionin politik në rrethe të ndryshme, menjëherë pas përplasjeve të dhunshme të datës 8 janar në selinë blu ku u detyrua që të kishte ndërhyrje të policisë së shteti për të laguar protestuesit.

Tashmë edhe baza demokrate është e ndarë në dy kampe, në mbështetës të Berishës dhe të Bashës.