Transmetuar më 15-01-2022, 22:21

Shpeshherë e pyesim veten se çfarë na pengon që të bëhemi të pasur, dhe ekspertët kanë dalë në disa përgjigje.

1. Ti punon fort, por jo me zgjuarësi

Në shkollë na mësojnë se duhet të punojmë fort nëse duam rezultate të mira në jetë. Kjo është vetëm gjysma e historisë sepse nga ana tjetër, përditshmëria dhe eksperienca të mëson se është e rëndësishme të punosh me zgjuarësi.

Nëse gjithçka bën është vetëm të punosh fort, s’do të bëheni kurrë aq të pasur sa ëndërroni. Ideja është të punoni me zgjuarësi që do të thotë, të investoni paratë në bursë kur ju jepet mundësia, të jeni prezent në momentin e duhur me njerëzit e duhur dhe të përfitoni nga çdo opsion që ju del para.

Mund të bëni shumë gjëra pa qenë nevoja të përpiqeni shumë apo të humbisni kohë.

2. Të hartosh një buxhet personal për ty është diçka e mërzitshme

Në rregull, e pranojmë që nuk është gjëja më argëtuese që mund të bëni. Por t’i dedikosh qoftë edhe pak orë për të krijuar një skemë realiste shpenzimesh dhe kursimesh do t’ju shpërblehet duke ju kursyer një stres të jashtëzakonshëm në të ardhmen.

3. Mendon se nuk ke kohë për të shënuar çdo shpenzim që bën

Hartimi i një buxheti mund të kërkojë goxha kohë në fillim, duke llogaritur të gjitha shpenzimet dhe ato që doni të kurseni. Por së fundmi, një gjë e tillë është bërë edhe më e thjeshtë falë aplikacioneve të shumta që jua lehtësojnë punën.

4. ‘Nuk fitoj mjaftueshëm para për të hartuar një buxhet’

Mendoni që s’ju duhet një buxhet përderisa çdo para që fitoni shjkon për gjëra të nevojshme? Gabim. Hartimi i një buxheti është edhe më thelbësor kur të ardhurat tuaja janë të ulëta, në mënyrë që çdo para e fituar të shpenzohet në mënyrë të zgjuar.

5. ‘Jam dobët me matematikën’

Nuk duhet ndonjë aftësi e jashtëzakonshme në llogaritje duke qenë se hartimi i një buxheti kërkon veprime bazike përllogaritëse.

6. Ble gjëra që s’i përballon dot

Nëse nuk hiqni dorë nga ky zakon, ka pak gjasa të bëheni ndonjëherë të pasur. Edhe nëse po filloni të fitoni më shumë se më parë, s’duhet ta përdorni si justifikim për të ndryshuar stilin e jetës. Objektivi është të njiheni për etikën që keni në punë ose me paranë, jo për shpenzimet e luksit që bëni.

7. S’del nga zona jote e rehatisë

Suksesi vjen paralel me rrezikun dhe vështirësitë. Të bëhesh milioner s’është e lehtë dhe ndjesia për rehati të tundon vazhdimisht. Problemi është që duhet të ndërmarrësh risqe dhe për ta bërë këtë duhen ndryshime të vazhdueshme! Përgjithësisht, të pasurit e gjejnë "rehatinë" tek pasiguria.