Transmetuar më 15-01-2022, 19:57

Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo apelon gratë shtatzëna që të kryejnë vaksinën anticovid.  Ajo ka treguar se një 31-vjeçare ndodhet në intubim, e cila nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës dhe kjo sipas mjekët e vështirëson edhe gjendjen e saj shëndetësore,.

‘31-vjeçarja e intubuar ka ardhur rëndë dhe vijon të jetë akoma rëndë. Është prekur për herë të parë dhe është e pavaksinuar. Në fillim u tha se virusi prek moshat e mëdha , por zbriti gradualisht edhe tek moshat e reja. Nuk duhet të mendojnë se meqë janë të rinj nuk kanë nevojë për tu vaksinuar.

Unë them që këto mosha të reja nuk do të vinin në spital nëse do të kishin bërë vaksinën.  E reja fillimisht ka qëndruar për 10 ditë në trajtim është bërë punë e madhe për të mos shkuar drejt intubimit, por  ja që nuk ndodhi’, tha Çomo në emisionion “Kjo Javë”.

Çomo ritheksoi se nuk ka asnjë pacient të rishtruar në spital, duke bërë me dije se tashmë është rritur numri i mosha të reja që po infektohen, ndaj edhe nuk duhet neglizhuar por duhet sa më parë të aplikohet vaksina kundër COVID, apeloi ndër të tjera Çomo.

Ajo theksoi, se gratë shtatzëna duhet të vaksinohen për të përballuar këtë virus, pasi ka pasur raste, që grave shtatzëna t’i vinin dhimbjet e lindjes më shpejt e t’ju dëmtonin fëmijët nga sëmundja.

”Po, kanë pasur ecuri të mirë, s’kemi pasur humbje jete, por duhet theksuar se këto gra kanë çuar në dhimbje te parakohshme se COVID-i dëmton nënën dhe bebin. Ka kohë që thuhet se gratë shtatzënë duhet vaksinuar, edhe duke qenë shtatzëna.

Është bërë një kohë e gjatë që kemi pandemi dhe ka pasur humbje jetësh në gratë shtatzëna. Gratë shtatzëna duhet të mbrohen dhe vaksinohen për t’u mos u ballafaquar me rastet e rënda”, u shpreh Çomo.