Transmetuar më 15-01-2022, 18:15

Ka disa mite që nuk janë aspak të vërteta kur është fjala për lidhjet dhe dashurinë. Ju ka ndodhur që ti dëgjoni shpesh mesiguri:

Miti nr.1: Gjetja e një partneri është çështje shansi

Shumica e njerëzve nuk takohen në bare. Ata njihen me njerëz që shihen shpesh dhe takohen vazhdimisht. Mund të jetë fqinji pranë shtëpisë, dikush nga shkolla apo ai njeriu me të cilin punon gjatë ditës. Sigurisht që ndodh që ti sheh dikë mes një grupi njerëzësh dhe ndjen tërheqje të menjëhershme, por edhe kur kjo ndodh, ky njeriu duhet të të vazhdojë të tërheqë në vazhdim që diçka të ndodhë me kalimin e kohës.

Një pjesë e këtij miti thotë se ka vetëm një lloj njeriu ndaj të cilit mund të ndjejmë tërheqje, por gjithçka duhet të bëni është t’i besoni intuitës suaj dhe nëse ka tërheqje zbulojeni.

Miti nr. 2: Njerëzit janë ose gay ose hetero

E vërteta është se disa njerëz ndryshojnë përgjatë jetës. Në një moment e prezantojnë veten si të tillë, e ndërsa në një tjetër kuptojnë se tërhiqen nga seksi i njëjtë. Prandaj, përtej përcaktimeve, vlerësimi duhet bërë nisur nga personaliteti dhe vlerat e njeriut.

Miti nr. 3: Dashuria tejkalon gjithçka!

Me keqardhje duhet të themi se jo! Në filma, shprehja më lart s’është mit, por në jetën reale, po. Historia ka treguar se dashuria nuk mjafton për t’u përballur me ndryshimet e mëdha në nevojat e çiftit, aftësitë e tyre në lidhje, dëshirat, kushtet, etj, etj. Dashuria zbehet nëse kalojnë muaj dhe të dashuruarit kuptojnë që "të çarat" mes tyre vazhdojnë të thellohen. Kur njëri do fëmijë dhe tjetri nuk do as martesë, kur nuk gjejnë gjuhën e përbashkët dhe mbi të gjitha nuk kanë të njëjtën pikëpamje rreth botës dhe jetës, arrijnë në përfundimin se fatkeqësisht dashuria s’mjafton.

Miti nr. 4: "S’është ende i duhuri, prandaj nuk arrij maksimumin e kënaqësisë në shtrat"

E vërteta është se një pjesë e mirë e grave thjesht e kanë të vështirë të kalojnë në orgazmë. Kur kjo ndodh, partnerët fajsojnë njëri-tjetrin, ndërsa gratë nisin të mendojnë çfarë nuk shkon me to. Eshtë përgjegjësia e secilit të mësojë më shumë mbi trupin e tij/saj dhe kënaqësitë. Disa prekje mund të jenë fantastike, por thjesht nuk arrijnë deri në orgazmë. Sidoqoftë, ideja e seksit është të kënaqesh veten dhe partnerin pa patur një objektivë të caktuar në mendje.