Transmetuar më 15-01-2022, 17:26

PD ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar.

Në epiqendër do jenë shkarkimet dhe riorganizimi i partisë pas ngjarjeve të 8 nëntorit.

Në fotot e siguruara nga NOA/LSA shihen mbështetësit e Bashës që shtyjnë me kureshtje derën e blinduar e cila duket që është rikonstruktuar, por e pa lyer.

Në fjalën e tij Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh: Dua t’ju falenderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët.