Transmetuar më 15-01-2022, 13:37

Gjatë takimit me demokratët e Lezhës, Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës.

Ai deklaroi se pasi qeveria mbylli lojrat e fatit, ato i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut të PD.

‘Dy javë më parë dy miqtë e mi më treguan; Kur ndodhi vrasja në bllok, Edi Rama vendosi ndalimin e basteve. Po të kujt ishin bastet? Bastet ishin të Lul Bravës. Ky i dërgon të dërguarin e vet special, dushanin në Prishtinë dhe i thotë hajde vrap e më zgjidh problemin. Ua ka thënë Edi Rama direkt dy personave. Ai u thotë se në Qipro 80% pronar i kompanisë ishte Lul Brava nën emrin e të shoqes. E kuptoni se ku kemi qenë ne dhe kush na ka drejtuar", tha Berisha.